Avaunt 15 EC

Është insekticid me veprim kontakti dhe digjestiv, i cili kontrollon vezët dhe larvat në të gjitha stadet e zhvillimit.

IMG_0125PërmbajtjaIndaxacarb 150 g/l 

Mënyra e veprimit

Lënda aktive indaxacarb vepron në grupin e kanaleve të joneve të natriumit duke penguar rrjedhjen e natriumit në qelizat nervore, dhe si rrjedhojë paralizimin e dëmtuesve duke shkaktuar vdekjen. Insekticidi vepron në mënyrë kontakti (përmes kutikulës) dhe digjestiv (përmes gëlltitjes). Sjellja e insektit ndryshon me shpejtësi pas ekspozimit ndaj dozës toksike të lëndës aktive.

New Picture (2)

Udhëzimet për përdorim

Avaunt®15 EC kontrollon spektër të gjërë dëmtuesish lepidoptere në hardhi, pemë frutore, misër, perime, etj.

Hardhi

Avaunt®15 EC kontrollon dëmtuesit: tenja e përhimt e rrushit (Lobesia botrana), tenja e verdhë e hardhisë (Eupoecilia ambiguella), gjinkallëzat (Empoasca spp.), Sparganothis spp., në të gjitha fazat e rritjes së tyre.

  • Tenjat (Lobesia botrana dhe Eupoecilia ambiguella): koha më e përshtatshme është në fazën e çeljes së vezëve, mirpo veprimi i tij zgjatë nga koha e lëshimit të vezëve deri pas çeljes së tyre, me efikasitet të lartë.
    • Rrushë për verë: rekomandohet maksimumi 3 aplikime, një trajtim kundër gjeneratës së parë dhe 2 trajtime (në interval 10-14 ditë) kundër gjeneratës së dytë.
    • Rrush për tavolinë: rkomandohen maksimumi 6 aplikime, një trajtim kundër gjeneratës së parë, 2 deri 3 trajtime kundër gjeneratës së dytë, si dhe 2 deri 3 trajtime ndaj gjeneratës së tretë. Aplikimet kryhen në interval 10-14 ditë.
  • Empoasca spp.: trajtimi të bëhet kur vreni disa dëmtues në gjethe (2-3 për gjethe). Koha e aplikimit përputhet me kohën e trajtimit kundër Lobesia botrana dhe Eupoecilia ambiguella.
  • Sparganothis spp.: spërkatni kur të vreni larvat e para në bimë. Përsëritni trajtimet nëse është e nevojshme në interval 10-14 ditë.

Doza e përdorimit: 0.25 L/ha (25 ml/100 l ujë nëse përdoret vëllimi i ujit më i lartë se 1000 l ujë).  Vëllimi i ujit: në varësi nga pajisjet spërkatëse dhe fazës së bimës: 200-1500 l/ha.

Pemët frutore (Molla, Pjeshka, Nektarina, Kajsi)

Mund të kryhen deri në 4 trajtime në varësi të gjeneratave dhe intensitetit të dëmtuesve.

  • Krimbi i mollës (Carpocapsa pomonella / Cydia pomonella) – është efikas në kontrollin e gjitha gjeneratave të dëmtuesit.
  • Krimbi i pjeshkës (Carpocapsa molesta / Cydia molesta) – mund të kryhen aplikime gjethore për kontrollin e të gjitha gjeneratave.

Doza e përdorimit: 0.33 – 0.5 l/ha (33 – 50 ml/100 l ujë në rast të përdoren më shumë se 1000 litra solucion për ha). Vëllimi i solucionit 500-2000 l/ha. Koha më efikase e aplikimit është sapo të filloj çelja e vezëve. Numri maksimal i trajtimeve për të njëjten sipërfaqe një herë për çdo gjeneratë. Mund të kryhen deri në 4 trajtime në varësi të gjeneratës dhe presionit të dëmtuesve.

Perime (Domate, Spec, Kastravec, Patellxhan, Sallate)

Aplikoni kundër shumë dëmtuesve të çdo gjenerate të: Tenjes së domatës (Tuta absoluta), Krimbi i boçes së pambukut (Helicoverpa armigera), Heliothis spp., Plusia spp. në kohën kur larvat janë prezente në bimë. Të bëhet trajtimi i parë menjëher në fillim të shfaqjes së T. absoluta dhe H. armigera.

Doza e përdorimit: 0.25 l/ha (2.5 ml/100m2), sasia e ujit: hargjuar është 200-400 l/ha (2-4 l /100m2). Numri maksimal i trajtimeve 6 aplikime me intervale minimale 10 ditë.

Laker, Lulelaker, Brokoli

Aplikoni kundër çdo gjenerate të fluturës së bardhë të lakrës (Pieris brassicace), tenjës (Plutella xylostella), krimbi i murëm i lakrës (Mamestra brassicaceae) në kohen kur larvat janë të pranishme në bimë. Mund të kryhen maksimum 3 aplikime me interval minimal 10 ditë.

Miser

Aplikoni kundër Krimbit të misrit (Ostrinia nubilalis) si dhe kundër (Helicoverpa armigera). Doza e përdorimit: 0.25 l/ha (2.5 ml/100m2). Aplikoni në fillim të çeljes së vezëve apo 10 ditë pas fluturimit maksimal të fluturave. Sasia minimale e solucionit 300l/ha, mund të bëni deri 2 trajtime për sezonë.

Karenca:

7 ditë për mollën, 1 ditë për domaten, specin, karën, lulelakrën, brokullin, dhe 14 ditë për misërin.

Kufizimet për përdorim

Mos aplikoni kur bletet janë të pranishme, si dhe në fazën e lulëzimit. Spërkatni në mëngjes heret ose në dark vonë kur lëvizja e bletëve është minimale.

Pajtushmëria

Avaunt®15 EC është i pajtushëm me flusilazole, penconazole, hexaconazole endosulfan, dimethoate, methomyl, cypermethrin, deltamethrin, imidiaclopirid, fluenoxuron, fenazaquin, cloropyriphos methyl.