Equation Pro

Equation® Pro WG është fungicid i përbërë nga dy lëndë aktive Famoxadone 22.5% + Cymoxanil 30%, të cilët plotësojnë aktivitetet e tyre njëri-tjetrin në luftimin e vrugjeve.

Mënyra e veprimit

Famoxadone vepron duke frenuar (bllokuar) frymarrjen në mitokondrie, në këtë mënyrë bllokojn energjinë e nevojshme për lëvizjen dhe mbijetesen e zoosporeve. Kjo mënyrë e veprimit është efektive ndaj Oomyceteve rezistente ndaj fenilamideve si Benalaxyl (Galben M 8-65, etj.), Metalaxyl (Ridomil, etj.). Famoxadone fiksohet fort në kutikulën e gjetheve dhe në këtë mënyrë nuk ndikohet nga rreshjet e shiut.

Cymoxanil i cili ka një aktivitet të shkurtër parandaluese dhe veçanërisht një veprim të shquar kurative ndaj vrugjeve, duke hyrë me shpejtësi në indet bimore duke u shpërndarë në mënyrë uniforme në gjithë bimën.

Efikasiteti

Equation® Pro Pro ka treguar rregullisht efikasitetin superiore ndaj fungicideve standarde veçanërisht kur dëmtimi nga sëmundja në kulture është e lartë.

Benefitet tjera

Equation® Pro mund të përdoret në kulturat bujqësore sa herë që kërkohet pa ndonjë rrezik të shfaqjes së rezistences ndaj sëmundjes, siç ndodhë tek fungicidet standarde me veprim kurative.

  • Equation®Pro ka limitë të larta të sigurisë në kulturat e ndryshme në të gjitha fazat e rritjes duke mos dëmtuar kulturën në rritje si dhe as në formimin e zhardhokut (në rastin e patateve).
  • Equation®Pro nuk len ndonjë mbetje të dukshme në pjesët e luleve siç ndodhë me produktet tjera me përmbajtje mbasë mankozebit.
  • Komponentë e produktit Equation® Pro kanë degradim të shpejt në tokë dhe mjedis ujor dhe për këtë arsye nuk ka kufizim në drejtim të kulturave të ndryshme.
  • Produkti ka një profil shumë të favorshme toksikologjike me toksicitet të ulët të njerzit, gjitarët, dhe nuk ndikojnë negativisht popullaten e dobishme të insekteve bazuar në normat e lejuara.
  • Produkti nuk prodhon pluhur gjatë përgaditjes së tretësirës, gjë që e bënë të lehtë dhe të sigurtë në përdorim.
  • Ka dozë të ulët aplikimi për kontrollin e vrugjeve (90 gram /ha Famoxadone + 120 gram / ha Cymoxanil) dhe për këtë është më e sigurta për mjedisin.

Përdoret në këto kultura dhe kundër këtyre sëmundjeve:

  • Trangull kundër vrugut të kungulloreve (Pseudoperenospora cubensis) në sasi 4 gram /100 m2 (40 gr/100 litra ujë);
  • Domate kundër vrugut të domatës (Phytophthora infestans) dhe kundër njollosjes së zezë të doamtes (Alternaria Solani) në sasi 4 gram /100 m2 (40 gr/100 litra ujë);
  • Patate kundër vrugut të patates (Phytophthora infestans) dhe kundër njollosjes së zezë të patates (Alternaria Solani) në sasi 4 gram /100 m2 (40 gr/100 litra ujë);
  • Hardhi kundër vrugut të hardhisë (Plasmopara viticola) në sasi 4 gram /100 m2 (40 gr/100 litra ujë);
  • Shalqi (Bostan) kundër alternariozës së kungulloreve (Alternaria cucumerina) në sasi 4 gram /100 m2 (40 gr/100 litra ujë);

Karenca 3 ditë tek trangulli, domatja, dhe shalqini. 14 ditë tek patatja. 28 ditë tek hardhia.