Tylal double

Tylal Double (Fosetyl aluminium 35% + Mancozeb 35 %)

Është fungicid sistemik dhe kontakti, për kontrollin e vrugut në hardhi dhe patate, me një veprim të fortë mbrojtës. Ka edhe veti kurative në rastin kur trajtimet kryhen në momentet fillestare të shfaqes së simptomave.

Produkti thithet nëpërmjet sistemit rrënjor dhe gjethor, lëviz në mënyrë sistemike gjë e cila lejon të kemi një mbrojtje të mirë edhe të gjetheve të formuara pas trajtimit.

Tylal Double është produkt i një përzierjeje të dy lëndëve aktive (Fosetyl Alumini + Mancozeb) të cilat kanë mekanizëm veprimi komplementar. Kjo lejon që të kemi një kontroll më të mirë të sëmundjes dhe të eleminojmë rrezikun e rezistencës.

Në vresht kundër vrugut (Plasmopara viticola) aplikoni maksimumi 3 trajtime në vit, me përqëndrim 300-500 g/100 L ujë me interval kohor prej 10 – 14 ditësh duke përdorur volume uji 300 – 700 litra/ha.

Trajtimi i parë bëhet kur vërehen kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjes ose me shfaqjen e simptomave të para. Tek vreshti trajtimi i parë duhet të bëhet kur sythat të kenë një gjatësi rreth 10 cm. Trajtimet me këtë produkt bëhen deri në fazën e lidhjes së kokrrave: nga kjo fazë deri tek vjelja trajtohet me një produkt kontakti.
Në patate kundër vrugut (Phytophthora infestans) aplikoni maksimumi 3 trajtime në vit me dozë 300 – 500 g/100 l uje, me intervale 15 ditore duke përdorur volume uji 300 – 800 L/ha.

———————–
Prodhues: CHEMINOVA
Distributor i autorizuar: Agrimatco Kosovo L.L.C
Mob. 044-694-777