Plehrimi i patates

0
5,163 views
Patatja ka kërkesa të shprehura për të gjitha elementet ushqyese, mirëpo nga këto elemente raporti optimal duhet të jetë në mes N : P2O5 : K2O : CaO : MgO të cilët janë më të rendësishmit për një prodhim si sasior ashtu edhe cilësor.
Azoti (N)
Për një rendiment 10 ton dhe për një masë vegjetative të balancuar të patates me ujitje nevojitet 32 kg azot (N), ndërsa pa ujitje 35 kg azot (N). Duhet pasur parasysh se nuk është e nevojshme të jepet më shumë azot (N) sesa është e nevojshme, pasi që ajo ndikon drejtpërdrejt në cilësi. Të ushqyerit shtesë (suplementar) të bimëve me një apo dy aplikime, varet nga elementet përbërse të tokës të cilat përcaktojnë kualitetin e saj.
Fosfori (P2O5)
Fosfori është I rendësishem menjëher në stadet e para për një rrënjëzim të mire. Për një rendiment 10 ton me ujitje nevojitet 12 kg P2O5, ndërsa pa ujitje nevojitet 14 kg P2O5. Për një rendiment 50 t/ha nevojitet për ti siguruar bimës 60-70 kg/ha P2O5 të absorbushëm. Përmes aplikimit të YaraMila 7-20-28 ose 7-12-25, në sasi 800 kg/ha arrihet një rediment optimal. Tretshmëria dhe absorbimi i fosforit nga plehrat granualar YaraMila është mbi 80% për dallim nga plehrat tjerë që gjenden në treg të cilat kanë përqindje të ulët të absorbimit të fosforit nga ana e bimës. Kjo përqindje e lartë e absorbimit nga plehrat YaraMila lejon një rritjen optimale dhe zhvillim të kulturave gjë që kanë treguar rezultate shumë të mira në mot ekstremisht të thatë.
Kaliumi (K2O)
Kaliumi është një element shumë I rendësishem për pataten. Për një rendiment 10 ton përmes me sistem të ujitjes është e nevojshme 65 kg kalium, ndërsa pa sistem të ujitjes 75 kilogram kalium. Për një rendiment 50 ton nevojitet deri në 350 kg/ha K2O. Si rregull aplikohet së paku 150 kg/ha K2O, kjo varet nga përmbajtja e K2O në tokë. Rekomandojm të aplikohet deri 800 kg/ha pleh YaraMila në varësi nga analizat e tokës.
Nga mezo elementet, duhet kushtuar rendësi kalciumit (Ca) për një kualitet dhe ruajtje të mire, pastaj magnezit (Mg).
Nga mikroelementet rendësi të veçant duhet kushtuar Manganit (Mn), Borit (B), Hekurit (Fe), Molibdenit (Mo) duke aplikuar përmes gjetheve.
Plehun për plehrim bazë mund të aplikoni në dy aplikime: 400 kg/ha në trajtim vjeshtor si dhe 400 kg/ha gjatë përgaditjes së tokës në rende apo në gjithë sipërfaqen e saj. Nëse plehrimin e bëni në rende vendosja e plehut duhet të jetë 5-10 cm larg majtas dhe djathtas nga tuberët e patates si dhe 5 cm ndërmjet tuberëve. Kjo mënyrë e të plehruarit ka dhënë më së shumti rezultat.
Çfarë rekomandojm të aplikoni:
  • Plehrim vjeshtor: YaraMila 7-20-28
  • Plehrimi me përgaditjen e tokës: YaraMila 7-20-28,
  • Plehrimi me azot: YaraLiva Nitrabor, YaraBela Extran, një deri në dy aplikime;
  • Plehrimi foliar përmes linjës Speedfol ose përmes plehrave kristalor (në mënyrë foliare) Kristalon 18-18-18 në sasi 3-5 kg/ha.
Për të mare informacione më të hollësishme ose për të pranuar programin e detajuar të ushqimit, kontaktoni shërbimin professional të kompanisë Agrimatco Kosovo në numrat e kontaktit: 044-694-777, 045-160-777 ose 045-161-777