Gamë e plotë e ushqyesve gjethorë të certifikuar
Ju prezantojmë SpeedfolTM, linjën e re të ushqyesve gjethorë të çertifikuar të DRT-SQM, të krijuar veçanërisht për kulturat bujqësore me qëllim arritjen e cilësisë së lartë dhe rendimentit maksimal.
Linja e ushqyesve gjethorë SpeedfolTM, përmban formulime në suspension dhe të lëngëshme, me përqëndrim shumë të lartë, me përmbajtje NPK, MgO, S, Fe, Mn, Zn, Cu, B, Mo, Amino-Acide dhe rregullatorë rritjeje (Auksinë dhe Citokininë).
Formulat e veçanta SpeedfolTM përdoren sipas fazave të rritjes dhe zhvillimit të bimëve për të parandaluar dhe korrigjuar mungesën e elementeve ushqyes për bimët dhe për të biostimuluar diferencimin e rrënjëve, luleve, lidhjen e frutit, rritjen vegjetative dhe të frutave.
Avantazhet e SpeedfolTM:
- Paketë e plotë ushqimore me NPK, Mg, S, Fe, Mn, Zn, Cu, B, Mo, Amino-Acide dhe rregullatorët e rritjes Auksinë dhe Citokininë.
- Konvergjencë perfekte midis ushqimit dhe biostimulimit për rezultate maksimale.
- Formula të posaçme për të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit
- Përqendrimi i lartë lejon doza të ulta përdorimi dhe kosto efektive.
- Formulime të pajtueshme me shumicën e pesticideve të përdorura në bujqësi
- Fjala e fundit e teknologjisë së prodhimit të ushqyesve gjethorë.
- Lëndët ndihmëse të formuluara me teknologji të lartë lelojnë marrje të shpejtë nga gjethja duke minimizuar rrezikun e shpëlarjes nga shirat pas spërkatjes.
- Produkti nuk përmban Klor (Cl), Natrium (Na) dhe metale të rënda duke shmangur rrezikun e fitotoksicitetit.
- Linjë e çertifikuar dhe konform normave të EPA, EUREPGAP dhe GAP për ushqyesit gjethorë.
SpeedfolTM është e vetmja alternative për fermerin në kushtet kur bimët nuk rriten me ritme normale dhe marrja e elementeve ushqyes nga rrënjët është e reduktuar
prsh kesh intersum meveti kur lejoheet me perdor kete perparat dhe a munem te gjeje ne pjesen e Anamuraves VITI OSE NE GJILAN FLM PER MIRKUPTIM
Pershendetje i nderuar, keto produkte mund ti gjeni te Sameti ne Viti Barnatore AGRO SODOVINA.