YaraMila

3
53,354 views

YaraMila

Plehra NPK të karakterizuara nga efektiviteti i theksuar

Mila” rrjedh nga fjala e vjetër skandinav “Mikla“, që do të thotë sukses.

Një gamë e plehrave komplekse me një kombinim të azotit, fosforit dhe kaliumit (NPK) – si përbërësit më thelbësore për bimët e të cilat ndihmojnë për të maksimalizuar rendimentin dhe cilësinë tek kulturat e ndryshme quhet YaraMilaTM. Çdo përbërë i brendit YaraMilaTM, është projektuar për të përmbushur kërkesat specifike të kulturës.

Plehrat YaraMilaTM përveç makroelementeve përmbajnë mezo dhe microelemente e të cilat janë esenciale për kultura të ndryshme. Këto plehra përveç NPK mund të përmbajnë magnez (Mg), sulfur (S), bor (B), hekur (Fe), mangan (Mn), molibden (Mo) dhe zink (Zn).

Këto formulime i ndihmojnë kultivuesve pasi ju ndihmojn atyre të bëjnë shpërndrjen uniforme të elementeve ushqyese qoftë me dorë apo me makinë. Gjë që nuk ka rrezik të ndarjes së përbërsve kimik gjatë hudhjes/shpërndarjes në tokë. Brendi YaraMilaTM është dizajnuar për kultura me vlera të larta ushqyese si perimet, pemët, vreshtat.

Produkti shfrytëzon një burim të balancuar të azotit i cili përmban azot amoniakal dhe nitrat, me një konbinim të plotë të fosforit të shfrytëzueshëm duke e bërë për një kohë të gjatë të shfrytëzushëm nga ana e bimës për një game të gjerë të tokave, në konbinim me kalium sulfat. Plehra YaraMilaTM përdoren në sasi më të vogla se sa produkte të tjera, në kulturat lavërtare përdoren mesatarisht 200-400 kg / ha, ndërsa në kulturat perimore dhe pemtare në sasi 300-800 kg / ha.

Llojet e plehrave YaraMilaTM:

  • YaraMila Complex 12-11-18+2,7MgO+8S+B+Zn+Mn+Fe
  • YaraMila 15-15-15+5SO3
  • YaraMila 16-27-7+S+Zn
  • YaraMila 9-12-25 +Mg+S+B
  • YaraMila 7-20-28+Mg+S+B+Zn

YaraMilaTM Complex NPK 12:11:18 (MgO,S,B,Zn,Mn,Fe)

YaraMilaTM Complex është produkt me origjinë nga Norvegjia është plehu me efektiv në të gjitha llojet e tokave: në toka acidike, në toka bazike dhe në toka të cilat kanë qenë shumë vite nën kultivimin intensiv.

Nje karakteristike e rendësishme e YaraMilaTM Complex e cila dallon nga llojet tjera të plehrave që gjenden në treg është se përmban fosforin (P), në formë të orto dhe polifosfateve, gjë e cila lejon shfrytezimin maksimal dhe efikasitetin e fosforit në nje gamë të gjerë të tokve me pH të ndryshme. Përmban kaliumin (K) 100% në formë të kalium sulfatit.

Përdoret në pemishte të ndryshme, vreshta, si dhe në perime në serra dhe fushë të hapur. Doza e aplikimit varion nga 300-800 kg/ha në varësi të kulturës që kultivohet.

YaraMila TM NPK 16-27-7 (S, Zn)

Pleh i përshtatshem për drithëra dhe toka të cilat kanë përmbajtje të ulët të fosforit si dhe për tokat me përmbajtje të mesme dhe të lartë të kaliumit.

Përdoret kryesisht për plehrimin bazë tek drithërat në sasi 300-400 kg/ha. Kjo doze e plehrimit është e mjaftueshme gjatë periudhës së vjeshtës, pasi që azoti i tepërt gjatë kësaj periudhe zvoglon rezistencën e bimës ndaj kushteve të pafavorshme  gjatë dimërit.

YaraMila TM NPK 9:12:25 (Mg, S, B) & NPK 7:20:28 (Mg, S)

Për toka me një plehrime të balancuara, për plehrime pranverore dhe vjeshtore në kulturat e ndryshme lavertare, perimore dhe drufrutore. Plehrim vjeshtor: gjatë lavrimit dhe plehrimit bazë në sasi 200-300 kg/ha, deri para mbjelljes.

Pranverë: me përgaditjen e tokës, nëse nuk ka pas plehrim vjeshtor, aplikohet në sasi 300-500 kg/ha. Konbinim me një balancim të shkëlqyer të elementeve ushqyese për plehrimin e misrit, lulediellit, panxhar sheqerit.

SHARE
Previous articleYaraBela

3 COMMENTS

Leave a Reply to windows loader home basic Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here