YaraMila Complex

0
2,937 views
YaraMila™ Complex 12-11-18+2,7MgO+8S+B+Zn+Mn+Fe  e cila ndryshe njihet si “Yara Premium” eshte produkt me origjine nga Norvegjia dhe eshte plehu me efektiv në të gjitha llojet e tokave: ne toka te kripura, ne toka me një pH ngritur dhe ne toka te cilat kane qene shumë vite nen kultivimin intensiv. Nje karakteristike e rendesishme e YaraMila™ Complex e cila dallon nga llojet tjera te plehrave qe gjenden ne treg eshte se permban fosforin (P) ne forme orto dhe polifasfatit, gje e cila lejon shfrytezimin maksimal dhe efektiv te fosforit ne nje game të gjere te pH te tokes.
YaraMila Complex është pleh i cili rekomandohet të aplikohet në kulturat intensive, veçanarisht në perime, pemë si dhe bimë të tjera të cilat janë të ndjeshëme ndaj klorit nga klorur kaliumi. Ky grup i plehrave kanë tretshmeri te lart, dhe përdoren si plehrim bazë si dhe riplehrim gjatë rritjes intensive të kulturave, pasi granulat shpërbëhen menjëher në kontakt me lagështin në tokë si dhe bimët menjëher fillojn absorbimin e elementeve ushqyese çfarë është e rëndësishme në kulturat ujitur.
Avantazhet:
  • Në çdo kokër plehu gjenden makro dhe mikro elementet si NPK, magnez, squfur dhe mikroelementet tjera.
  • Secila granule ka të njëjten përbërjen me elementet e sipërpërmendura.
  • Të gjitha elementet i hedhim me një aplikim.
  • Shpërndarja më balancuar në të gjithë sipërfaqen e profilit të tokës.
  • Përmban squfur në formën e sulfat kaliumit. Sulphur është një lëndë ushqyese e rëndësishme në tokën ku precipitim të ulët të squfurit. Në tokat e lehëta, dhe vendet me rreshe të mëdha ku kultivohen kultura të ndjeshme.
  • Pleh pa klor, ideal për bimë të ndjeshme ndaj kripësis së tokës.
Këtp plehra prodhohen në vende skandinave si Norvegjia, Finlandë, ku duhet të përdoren në kulturat intensive, perime, fruta dhe në sera për arritjen e rendimenteve maksimale.
Këto plehra kanë një kapacitet mbrojtëse dhe një veprim buferik në toka acidike dhe alkaline, ku shpejt shpërbëhet, sidomos në kulturat e ujitura.
Doza e përdorimit në kulturat e ndryshme:
  • Patate – 300-500 kg/ha si plehrim bazë.
  • Laker – 400-500 kg/ha si plehrim me përgaditjen e tokës para mbjelljes.
  • Karfiol dhe Brokull – 400-600 kg/ha me përgaditjen e tokë para mbjelljes.
  • Sallat – 400-500 kg/ha me përgaditjen e tokës.
  • Spinaq, Rukollka – 300-400 kg/ha me përgaditjen e tokës.
  • Karrot, Qepë – 300-500 kg/ha me përgaditjen e tokës, para mbjelljes ose gjatë mbjelljes.
  • Domate (ne fushe te hapur) – 400-600 kg/ha me përgatitja e tokës ose para mbjelljes, si dhe 200-300 kg/ha gjatë rritjes intensive e deri ne përfundim të lulëzimit dhe diferencimit të frutave.
  • Domate (ne serra) – 4-8 kg/100 m2 me përgatitja e tokës ose para mbjelljes.
  • Speci (ne fushe te hapur) – 400-500 kg/ha me përgatitja e tokës ose para mbjelljes, si dhe 150-250 kg/ha gjatë rritjes intensive e deri ne përfundim të lulëzimit dhe diferencimit të frutave.
  • Speci (ne serra) 4-8 kg/100 m2 me përgatitja e tokës ose para mbjelljes.
  • Kornishoni, Kungulleshat – 400-600 kg/ha me përgatitja e tokës.
  • Trangull (ne serra) – 4-8 kg/100 m2 plehrim baze me përgatitja e tokës.
  • Shalqini dhe Pjepri – 500-600 kg/ ha plehrim baze me përgatitja e tokës.
  • Dredhëza (ne serra dhe fushe te hapur) – 400-600 kg/ha plehrim baze me përgatitja e tokës.
  • Mjedrra dhe Manaferra – 500 kg/ha plehrim baze me përgatitja e tokës, si dhe 150-300 kg/ha gjatë rritjes intensive.
  • Mollë – 250-500 kg/ha plehrim baze, heret ne pranver.
  • Dardha, Kumbulla – 200-400 kg/ha plehrim baze, heret ne pranver.
  • Pjeshkë, Kajsi, Vishnje – 250-500 kg/ha plehrim baze, heret ne pranver.
  • Rrush trueze – 300-500 kg/ha, heret ne pranver apo ne vjesht.
  • Rrush per ver – 100-300 kg/ha, heret ne pranver apo ne vjesht.
  • Arra, Lajthi – 200-400 kg/ha plehrim baze, heret ne pranver.
Per informacione me te hollesishme mund te kontaktoni sherbimin keshillues te kompanise Agrimatco Kosovo ne numrin 044-694-777.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here