YaraBela

Plehra azotike të gatshme për plehrim të saktë, efikas dhe fitimprurës.

“Bela” rrjedh nga fjala e vjetër skandinav “Beyla”, që do të thotë pjellori.

Plehrat e brendit YaraBelaTM janë plehra azotike, të dëshmuar si zgjidhje për një rritje të fortë, dhe të zgjatur të pjellorisë së të lashtave, produkt i testuar, i provuar, si rezultat i përvojës praktike nëpër një varg të kulturave në mbarë botën.

Plehrat azotike YaraBelaTM përbëjnë burim kost-efektiv të azotit dhe kalciumit për të mbajtur ritmin e rritjes dhe produktivitetin. Këto plehra përdoren gjerësisht si aplikim i thatë në një gamë të gjerë të kulturave bujqësore.

Këto plehra ofrojnë një burim të balancuar të azotit, zakonisht si një përzierje e formave amoniakale dhe nitrate, për të maksimizuar pjellorisë së tokës dhe për të nxitur proceset e rritjes dhe të rendimentit. Ky kombinim ofron më të mirën e të dy botëve; nitratin i cili është shpejt i disponushëm për rritjen e menjëhershme, dhe amoniakale të cilat bëjnë lirim të ngadalsuar për një zhvillim të zgjatur të bimëve.

Ku formulohet me kalcium – si nitrat amonit me kalcium (NAG) – për rritjen e cilësisë së kulturave. Kjo përfshin përmirësimin e cilësisë së zhardhokut në patate dhe ruajtjes më të mirë të kulturave me cilësi të lartë si Brassicaceae.

Plehrat azotike YaraBelaTM sigurojnë në vazhdimësi, performance të dëshmuar të bimës vit pas viti në një game të gjerë të kulturave dhe klimave të ndryshme.

Plehrat azotike YaraBelaTM përdoren në plehrimin e gjitha kulturave në sasi prej 150-600kg/ha.

Avantazhet e përdorimit të produkteve YaraBelaTM:

  1. Në të lashta:
    • Posedon azot në formë nitratit, i cili është i disponushëm menjëherë për bimën.
    • Përmban gjithashtu azotin në formë amoniakale, e cila ka një veprim të qëndrueshme.
  2. Në tokë:
    • Lëviz me lehtësi në një cikël rrethore.
    • Sjell oksigjen në tokë në rastet e përqendrimit të ulët të oksigjenit në tokë.
    • E disponushme për bimën edhe në rastet e mungesës së precipitimit.
  3. Në mjedis:
    • Zvogëlon humbjet për shkak të humbjes së amoniakut, që do të thotë më shumë azotit për bimët dhe përfitime më ekonomike për fermerët.
    • Zvogëlon rrezikun e kullimit.

Llojet e plehrave YaraBelaTM:

  • YaraBelaTM Extran 26 (NAG 26% N) per toka acidike.
  • YaraBelaTM Sulfan (NAG me squfur 24 % N + 15 % SO3)per toka alkalike.