Novalon

Linjë NPK e tretshme në ujë

Përshkrimi i produktit

Novalon rrit rendimentin, përmirëson cilësinë dhe vlerat shijore të produkteve bujqësore. Rrit jetëgjatësinë e frutave dhe perimeve pas vjeljes.  Përdoret lehtësisht dhe me besueshmëri tek perimet e serave dhe në fushë, drufrutore dhe lulet.

NPK të tretshme në ujë

Novalon është produkt duke përdorur teknologjinë më bashkëkohore të prodhimit të kristalorëve NPK të tretshme në ujë. Fabrika e teknologjisë së avancuar lejon prodhimin e formulave NPK sipas kërkesës së konsumatorit duke mundësuar plotësimin e nevojave të gjithë kulturave bujqësore me peshë të lartë ekonomike për fermerin.

image

Karakteristikat kryesore të Novalon

  • Plehërues me shumë elemente plotësisht të tretshme në ujë;
  • Të gjitha formulat brenda një emri;
  • Balance ideale midis NO3-NH4-NH2 e cila shmang problemet tek bimët;
  • Linjë e plotë NPK e cila lejon përmbushjen e kërkesave të kulturave bujqësore në përputhje me kërkesat e tyre specifike dhe/ose ndryshimet e tokës apo zonës agro-ekologjike.
  • Përmbajte mikroelementesh të kelatuar me EDTA (Cu, Mn, Fe apo Zn) dhe EDDHA (Fe) për të siguruar stabilitetin e kelatit në gamën me të gjerë të pH të tokës apo ujit.

Veçoritë

  • Tretshmëri e shpejt dhe e plotë;
  • Përmbajtje e lartë dhe e balancuar e makro-elementeve;
  • Përmban Bakër (Cu), Hekur (Fe), Mangan (Mn), Zink (Zn), të kelatuar si dhe Bor (B) dhe Molibden (Mo) në raporte të drejta.
    Me përmbajtje zero papastërtie të pa tretshme ose toksike për bimët.

Formula NPK të tretshme në ujë përmbushin kërkesat e bimëve sipas fazave fenologjike. Formulat e përgatitura me kujdes për të optimizuar rritjen dhe zhvillimin e kulturave të ndryshe bujqësore. Formulat NPK shmangin disbalancin e të ushqyerit në N-P-K dhe me mikroelemente. Reduktimi i humbjes së elementeve ushqyes duke rritur efiçiencën e përdorim te plehrat e aplikuara. Dozimi dhe shpërndarja adekuate e elementeve ushqyes. Kursen forcën punëtore dhe ujin.

Veçorit tjera:

  • Maksimalisht homogjen.
  • Pa përmbajtje pluhuri.
  • Përhapje të lirë në ujë.
  • Nuk ngurtësohet.
  • I pa heterogjenizueshëm;
  • Plotësisht i tretshëm në ujë.

Formula NPK të tretshme në ujë

Një game e plote”E-Gjitha-Në-Një”e plehrave NPK te cilësisë se larte, përfshin formulime sipas kulturave te veçanta për t’u përdorur ne kulturat bujqësore te ujitura me pikatore, shi-hedhes dhe mikro shi-hedhes. Formulat Novalon te përgatitura sipas kulturave te veçanta përmbajnë Fe te kelatuar me EDDHA dhe Cu, Mn ose Zn te kelatuar me EDTA. Përmbajtja me mikro-elemente të kelatuar garanton një rezultat te shkëlqyer e te sigurte brenda gamës me te gjere te pH te tokave.

Në përpjekje për te përmirësuar shëndetin e bimëve duke përdorur plehërimin e lëngshëm me pikatore. DRT ka përgatitur linjën e formulave “NPK-Për-Kultura- te-Veçanta”. Eksperienca jone e gjere ne menaxhimin e elementeve ushqyes ne kulturat hidroponike tek një game e gjere kulturash si dhe njohuritë mbi bashkëveprimin e elementeve ushqyes ne toke shërben si baza për kompozimin e formulave NPK.

Formula të bëra me porosi
Për shkak te fleksibilitetit ne prodhimin e plehrave NPK te tretshëm në ujë, ne jemi ne gjendje te furnizojmë te gjitha formulat e nevojshme sipas kërkesave specifike të klientëve tanë. Në ndryshim nga formulat e zakonshme të prodhuara nga shumë kompani në mbarë botën, seria e formulave NOVALON është mjaftë fleksibël dhe mund të përgatitet sipas kërkesave të konsumatorit. Formula NOVALON përgatitet sipas kërkesave specifike të bimës dhe tokës. duke kuptuar nevojat e fermerit NOVALON sjell një produkt final të besueshëm për plotësimin e nevojave në të ushqyerit.

Formulat që janë në dispozicion:

  1. Novalon 12-48-06+TE
  2. Novalon 20-20-20+TE
  3. Novalon 15-5-35 +2Mgo + TE
  4. Novalon 19-06-20+ 2 MgO+TE
  5. Novalon 30-10-10 
  6. Novalon 10-10-40 + TE