Speedfol

Gamë e plotë e ushqyesve gjethorë të certifikuar

Ju prezantojmë SpeedfolTM, linjën e re të ushqyesve gjethorë të çertifikuar të DRT-SQM, të krijuar veçanërisht për kulturat bujqësore me qëllim arritjen e cilësisë së lartë dhe rendimentit maksimal.

Linja e ushqyesve gjethorë SpeedfolTM, përmban formulime në suspension dhe të lëngëshme, me përqëndrim shumë të lartë, me përmbajtje NPK, MgO, S, Fe, Mn, Zn, Cu, B, Mo, Amino-Acide dhe rregullatorë rritjeje (Auksinë dhe Citokininë).

Formulat e veçanta SpeedfolTM përdoren sipas fazave të rritjes dhe zhvillimit të bimëve për të parandaluar dhe korrigjuar mungesën e elementeve ushqyes për bimët dhe për të biostimuluar diferencimin e rrënjëve, luleve, lidhjen e frutit, rritjen vegjetative dhe të frutave.

Avantazhet e SpeedfolTM:

  • Paketë e plotë ushqimore me NPK, Mg, S, Fe, Mn, Zn, Cu, B, Mo, Amino-Acide dhe rregullatorët e rritjes Auksinë dhe Citokininë.
  • Konvergjencë perfekte midis ushqimit dhe biostimulimit për rezultate maksimale.
  • Formula të posaçme për të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit
  • Përqendrimi i lartë lejon doza të ulta përdorimi dhe kosto efektive.
  • Formulime të pajtueshme me shumicën e pesticideve të përdorura në bujqësi
  • Fjala e fundit e teknologjisë së prodhimit të ushqyesve gjethorë.
  • Lëndët ndihmëse të formuluara me teknologji të lartë lelojnë marrje të shpejtë nga gjethja duke minimizuar rrezikun e shpëlarjes nga shirat pas spërkatjes.
  • Produkti nuk përmban Klor (Cl), Natrium (Na) dhe metale të rënda duke shmangur rrezikun e fitotoksicitetit.
  • Linjë e çertifikuar dhe konform normave të EPA, EUREPGAP dhe GAP për ushqyesit gjethorë.

SpeedfolTM është e vetmja alternative për fermerin në kushtet kur bimët nuk rriten me ritme normale dhe marrja e elementeve ushqyes nga rrënjët është e reduktuar.

Speedfol Amino Starter SC

Speedfol Amino Starter SC ofron një balancë ideale të elementeve ushqyes esencialë, bartësve të energjisë, aminoacideve dhe hormoneve me qëllim parandalimin dhe korrigjimin e mungesave apo çrregullimeve ushqimore, duke stimuluar rrënjëzimin dhe lulëzimin tek kulturat bujqësore.

Bimët e trapiantuara në sera apo fushë në kushte të disfavorshme mjedisi shpesh shfaqin rritje të kufizuar dhe sistem rrënjor të dobët. Kripëzimi egzistues në tokë apo ai i krijuar përkohësisht nga plehërimi pa kriter në bimët e reja kanë gjithashtu një ndikim negativ në sistemin rrënjor dhe rritjen normale të bimëve bujqësore. Bimët e ndodhura nën kushte të tilla stresi janë më të predispozuara për të humbur sistemin rrënjor dhe për t’u prekur nga kalbëzimet e rrënjëve dhe qafës.

Speedfol Amino Starter SC përdoret me spërkatje gjethore tek fidanët pas trapiantimit dhe në bimët e reja optimalisht deri në lidhjen e katit të parë. Përmbajtja e lartë e Fosforit (P) stimulon zhvillimin e sistemit rrënjor në fazat e para të rritjes dhe zhvillimit. Balanca e përshtatshme hormonale midis Auksinës dhe Citokininës gjithashtu stimulon rrënjët dhe diferencimin e lulërisë. Kjo e bën Speedfol Amino Starter SC produktin ideal për të stimuluar sistemin rrënjor tek fidanët dhe bimët e reja në kushtet kur rritja aktive e sistemit rrënjor është kompromentuar si pasojë e kushteve të pafavorshme mjedisore.

Speedfol Amino Vegjetativ SC

Speedfol Amino Vegjetativ SC ofron një balancë ideale të elementeve ushqyes esencialë, bartësve të energjisë, aminoacideve dhe hormoneve, me qëllim parandalimin dhe korrigjimin e mungesave apo çrregullimeve ushqimore, duke stimuluar një rritje vegjetative të fuqishme dhe të shëndetshme.

Speedfol Amino Vegjetativ SC përdoret optimalisht në rastet kur bimët shfaqin rritje të reduktuar dhe organet mbitokësore si gjethet dhe lastarët nuk kanë zhvillim optimal. Përmbajtja e lartë e Azotit dhe balanca e përshtatshme hormonale midis Auksinës dhe Citokininës, favorizojnë rritjen e shpejtë të lastarëve dhe gjetheve. Këshillohet që aplikimi të fillojë sapo të vihen re shenjat e mungesës së azotit ose para shfaqjes së tyre në formë parandaluese.

Speedfol Amino Vegjetativ SC duhet të përdoret me prioritet në bimët që kanë kaluar strese të lagështisë së zgjatur dhe shfaqin zverdhje dhe rritje të reduktuar për të rikthyer vegjetacionin e shpejtë dhe të shëndetshëm. Speedfol Amino Vegjetativ SC përdoret me sukses në dru-frutorët, agrumet, hardhinë dhe ullirin pas vjeljes, mbi vegjetacionin aktiv, për të rivendosur revervat ushqimore për sezonin e ardhshëm. Mund të përdoret në të gjitha perimet gjethore gjatë fazës së rritjes së shpejtë vegjetative për të garantuar masë gjethore të shëndetshme. Përmbajtja ushqimore dhe hormonale e Speedfol Amino Vegjetativ SC e bën këtë produkt zgjedhjen tuaj ideale sa herë që rritja e shpejtë dhe e fuqishme vegjetative shfaqet prioritare.

Speedfol Amino Lule & Frut SC

Speedfol Amino Lule & Frut SC ofron një balancë ideale të elementeve ushqyes esencialë, bartësve të energjisë, aminoacideve dhe hormoneve bimore me qëllim parandalimin dhe korrigjimin e mungesave apo çrregullimeve ushqimore, duke stimuluar lulëzimin, lidhjen e frutave si dhe rritjen e shëndetshme të tyre.

Bimët e gjendura nën kushte të ndryshme stresi shfaqin lulëzim të reduktuar, shpesh edhe humbje të luleve. Temperaturat e larta ose të ulta, mungesa e ujit, erërat e forta, lagështia ajrore e lartë, mungesat dhe ç’rregullimet në balancën ushqimore gjatë lulëzimit janë faktorë të mundshëm që ndikojnë në dështimin e luleve. Përbërja kimike dhe hormonale e bën Speedfol Amino Lule e Frut SC zgjedhjen ideale për t’u përdorur gjatë lulëzimit me qëllim kalimin e streseve dhe sigurimin e lidhjes së frutave dhe formimit optimal të tyre. Speedfol Amino Lule e Frut SC përdoret gjatë gjithë periudhës riprodhuese deri në prag të vjeljes dhe është veçanërisht i përshtatshëm për kulturat bujqësore që prodhojnë me kate si Domatja, Speci, Patëllxhani, Trangulli, Shalqini, Pjepri, etj. Është e këshillueshme që trajtimet me Speedfol Amino Lule e Frut SC të alternohen me Speedfol Amino Calmag Plus SC dhe Speedfol Calmag SL për rritje të shëndetshme të bimëve dhe frutave.

Speedfol Amino Lule & Frut SC këshillohet të përdoret në fillim të lulëzimit dhe të vazhdojë gjatë gjithë periudhës së lulëzim-frutifikimit, deri në vjelje. Përmbajtja e lartë e Potasit (K) dhe balanca e përshtatshme hormonale midis Auksinës dhe Citokininës stimulojnë lulëzim të shëndetshëm dhe lidhje maksimale të frutave.

Speedfol Amino Calmag Plus SC

Speedfol Amino Calmag Plus SC ofron një balancë ideale të elementeve ushqyes esencialë dhe aminoacideve, me qëllim parandalimin dhe korrigjimin e mungesave apo ç’rregullimeve ushqimore, duke garantuar bimë të shëndetshme, me prodhimtari të lartë, cilësi superiore dhe jetëgjatësi në pasvjelje. Produkti është i pasuruar me Azot (N), Potas (K), Bor (B), Molibden (Mo) dhe Aminoacide për të përmirësuar ushqimin dhe garantuar një marrje më të mirë të Kalciumit (Ca) dhe Magnezit (Mg).

Speedfol Amino Calmag Plus SC përdoret optimalisht për të parandaluar apo korrigjuar mungesën e Ca dhe Mg duke filluar në prag të lulëzimit deri afër vjeljes. Këshillohet që aplikimi të fillojë sapo të vihen re shenjat e mungesës së Ca ose para shfaqjes së tyre në formë parandaluese. Speedfol Amino Calmag Plus SC ruan balancën optimale midis Ca dhe Mg në bimë duke siguruar ekujlibër të drejtë midis rritjes vegjetative dhe asaj riprodhuese si dhe duke parandaluar kalbëzimin gri (Botrytis) dhe nekrozën e kërcellit të veshulit tek hardhia.

Speedfol Amino Calmag Plus SC rekomandohet të përdoret gjatë gjithë periudhës së lulëzim-frutifikimit, deri në prag të vjeljes. Është e këshillueshme që Speedfol Amino Calmag Plus SC të zëvendësohet me Speedfol Ca SC në rastet kur ushqimi me Azot (N) dhe rritja vegjetative nuk është e dëshirueshme. Speedfol Amino Calmag Plus SC është produkti ideal për ushqimin me Ca dhe Mg tek kulturat bujqësore që prodhojnë fruta me cilësi të lartë si p.sh. perimet dhe dru-frutorët.

Speedfol Amino Calmag Plus SC mund të përzihet me Speedfol B SP për të përmirësuar lulëzimin dhe lidhjen e frutave në të gjitha kulturat bujqësore dhe dru-frutorët.

Për rezultate më të mira rekomandohet që Speedfol Amino Lule & Frut SC të përdoret në një program ushqimi me produktet e tjera të linjës SpeedfolTM, Novalon dhe Nutriflex.