
- Rrushë për verë: rekomandohet maksimumi 3 aplikime, një trajtim kundër gjeneratës së parë dhe dy trajtime (në interval 10-14 ditë) kundër gjeneratës së dytë.
- Rrush për tavolinë: rekomandohet maksimumi 6 aplikime, një trajtim kundër gjeneratës së parë, dy deri tre trajtime kundër gjeneratës së dytë, si dhe dy deri tre trajtime ndaj gjeneratës së tretë. Aplikimet kryhen në interval 10-14 ditë.
Empoasca: trajtimi të bëhet kur vreni disa dëmtues në gjethe (2-3 për gjethe). Koha e aplikimit përputhet me kohën e trajtimit kundër Lobesia botrana dhe Eupoecilia. Sparganothis: spërkatni kur të vëreni larvat e para në bimë. Përsëritni trajtimet nëse është e nevojshme në interval 10-14 ditë. Doza e përdorimit: 0.25 L/ha (25 ml/100 L ujë nëse përdoret vëllimi i ujit më i lartë se 1000 L ujë). Vëllimi i ujit: në varësi nga pajisjet spërkatëse dhe fazës së bimës: 200-1500 L/ha.
PEMËT FRUTORE (MOLLA, PJESHKA, NEKTARINA, KAJSI, etj)
Mund të kryhen deri në 4 trajtime në varësi të gjeneratave dhe intensitetit të dëmtuesve. Cydia molesta – mund të kryhen aplikime gjethore për kontrollin e të gjitha gjeneratave. Doza e përdorimit: 0.33 L/ha (33 ml/100 L ujë në rast të përdoren më shumë se 1000 litra solucion për ha). Vëllimi i solucionit 500-2000 L/ha. Koha më efikase e aplikimit është sapo të filloj çelja e vezëve. Numri maksimal i trajtimeve për të njëjten sipërfaqe një herë për çdo gjeneratë. Mund të kryhen deri në katër trajtime në varësi të gjeneratës dhe presionit të dëmtuesve. Karenca 7 ditë.
PERIME (DOMATE, SPEC, KASTRAVEC, PATELLXHAN, SALLATE)
Aplikoni kundër shumë dëmtuesve të çdo gjenerate (Helicoverpa armigera, Heliothis spp., Plusia spp.) në kohën që larvat janë prezente në bimë. Doza e përdorimit është 0.25 L/ha (25 ml/100m2). Mund të kryhen maksimum 6 aplikime me intervale minimale 10 ditë. Karenca 1 ditë.
LAKËR, LULELAKËR, BROKOLI
Doza e përdorimit është 0.17 L/ha, në vëllim solucioni 300-700 L/ha. Avaunt®15 EC mund të përdoret kundër çdo gjenerate të Pieris brassicace, Plutella xylostella, Mamestra brassicaceae, në kohen kur larvat janë të pranishme në bimë. Mund të kryhen maksimum 3 aplikime me interval minimal 10 ditë. Karenca 1 ditë.
MISËR
Aplikoni kundër Ostrinia nubilalis me dozë 0.25 l/ha. Aplikoni në fillim të çeljes së vezëve. Sasia minimale e solucionit 300L/ha, mund të bëni deri 2 trajtime për sezonë. Karenca 14 ditë (tek misri i ëmbël).
KUFIZIMET PËR PËRDORIM
Mos aplikoni kur bletet janë të pranishme, si dhe në fazën e lulëzimit. Spërkatni në mëngjes heret ose në dark vonë kur lëvizja e bletëve është minimale.
PAJTUSHMËRIA
Avaunt®15 EC është i pajtushëm me flusilazole, penconazole, hexaconazole endosulfan, dimethoate, methomyl, cypermethrin, deltamethrin, imidiaclopirid, fluenoxuron, fenazaquin, cloropyriphos methyl.
Prodhues: Du Pont International Operations Sarl. Geneva, Switzerland
Importues dhe distributor i autorizuar: Agrimatco Kosovo L.L.C
Kontakti: 044694777 ; 045161777 ; 045160777