Fungicid parambrojtës me veprim kontakti në formë granulesh të tretshme në ujë për kontrollin e sëmundjeve bakteriale dhe kërpudhore në pemë, vreshta dhe perime
Lënda vepruese: Hidroksid bakri
Përmbajtja:
- Hidroksid bakri: ………………… 538 g/kg)
- Lëndë ndihmëse: …………………462 g
Formulimi: Granula të tretshme në ujë (WG).
Grupi i Fungicidit: M1.
Mënyra e veprimit: Kocide® 2000 është fungicide kontakti. Bakri vepron në mënyrë parandaluese dhe anti sporifikuese. Ai formon një shtresë në bimë dhe pengon penetrimin e infeksionit.
Udhëzime për përdorim: Kocide® 2000 duhet të përdoret si parandalues. Trajtimi mund të fillojë në fazat e para të zhvillimit të bimës dhe vazhdon deri kur kushtet klimatike janë të favorshme për sëmundjen. Përdorni solucion të mjaftueshëm. Intervali minimal midis trajtimeve: 7 ditë.
Patate – vrugu (Phytophthora infestans): doza 1.5-3 kg/ha, PHI=7 ditë.
Domate – vrugu (Phytophthora infestans): doza 2.5 kg/ha, PHI=7 ditë.
Tranguj dhe kungullore të tjera – vrugu (Pseudoperonospora cubensis): 1.5-3 kg/ha, PHI=3 ditë.
Hardhia – vrugu (Plasmopara viticola): doza 1.5-2 kg/ha (0.15-0.2 % me vëllim uji 1000 lit), dy trajtime në intervalet 7-10 ditë, PHI=21/7 ditë (rrush për verë/tavolinë).
Mollë – kroma e mollës (Venturia inaequalis): doza 2.5 kg/ha, PHI=7 ditë
Dardhë – kroma e dardhës (Venturia pirina): doza 2.5 kg/ha, PHI=7 ditë
Pjeshkë – gjetheprdredhsja e pjeshkës (Taphrina deformans): doza 2.5 kg/ha, PHI=7 ditë
- Patate: aplikoni si parandalues në bazë të skemës së sinjalizimit, përsëritni në intervale 9-12 ditore në varësi të presionit të infeksionit. Vëllimi i solucionit: 400-600 lit/ha; Numri maksimal i trajtimeve gjatë një viti në vendin e njëjtë është 4 herë.
- Tranguj: aplikoni si parandalues nga faza e 2 gjetheve dhe përsëritni në intervale 7 ditore. Vëllimi i solucionit, në varësi të mjeteve të spërkatjes 400-1500 lit/ha.
- Domate: aplikoni si parandalues në bazë të skemës së sinjalizimit, përsëritni në intervale 9-12 ditore në varësi të presionit të infeksionit. Vëllimi i solucionit: 400- 1000 lit/ha. Trajtimi është i efektshëm edhe Septoria lycopersici dhe Alternaria lycopersici. Numri maksimal i trajtimeve gjatë një viti në vendin e njëjtë është 4 herë.
- Hardhi: filloni aplikimin në bazë të skemës së parashikuar (nga 5-15 cm), përsëritni në intervale 10- 14 ditore. Doza 2.5 kg/ha është e mjaftueshme për kontrollin e infeksioneve të ulëta/mesatare. Doza e plotë duhet të përdoret në rast infeksioni të rëndë. Vëllimi i ujit: 300-1000 lit/ha. Numri maksimal i trajtimeve gjatë një viti në vendin e njëjtë është 4 here.
- Mollë: aplikoni Kocide 2000 në pranverë, në mënyrë parandaluese nga faza e qetësisë relative, e më së voni deri pak para lulëzimit (faza 01-57 BBCH). Intervali në mes trajtimeve është 7 ditë. Vëllimi i ujit: 1000 lit/ha. Numri maksimal i trajtimeve gjatë një viti në vendin e njëjtë është 4 herë.
- Pjeshkë: aplikohet në pranverë, gjatë fazes së qetësisë relative, deri te shfaqja e masës së gjelbër, dhe para plotësimit të kushteve për shprehjen (faza 00-03 BBCH) doza 2.5 kg/ha, një trajtim në pranverë, në kohen e fryrjes së sythave, deri në shfaqjen e masës së gjelbër, edhe një trajtim tjetër sipas nevojës në vjeshtë, në kohën e rënies së gjetheve. Aplikoni në mënyrë foliare me gjitha llojet e spërkatësve. Vëllimi i ujit: 300-1000 lit/ha. Numri maksimal i trajtimeve gjatë një viti në vendin e njëjtë është 2 herë.
Shenim: produkti mund te perdoret ne te gjitha kulturat bujqesore.