Ka arritur linja premium e plehrave kristalore Kristalon

0
2,958 views

Linjë premium NPK e plehrave kristalor

Është linjë premium e NPK e plehrave kristalor plotësisht të tretshëm në ujë për aplikim në sistem pike pike ose në hidroponi, i përbërë nga material i cilësisë së lartë. Linja KristalonTM është e përshtatshme për aplikim në të gjitha kulturat bujqësore si dhe bimët dekorative.

Plehrat kristalore KristalonTM prodhohen me standardet më të larta botërore në Yara Vlaardingen B.V. Holandë. Gjitha produktet janë konformë standardeve të BE-së për plehra.

Linja KristalonTM ka veti të shkëlqyera fizike. Produkti final është homogjen, i pastër nga ndotësit, pa pluhur, nuk ngurtësohet, i ngjyrosur për lehtësi identifikimi.

Gjitha linjat KristalonTM­­ kanë nivel të lartë dhe të balancuar të makro elementeve ushqyese, janë plotësisht të tretshëm, gjithashtu përmbajnë shkallë të elementeve ushqyese (B, Cu, Fe, Mn, Mo, Zn). Përmbajnë Cu, Mn dhe Zn të kelatuar me EDTA. Hekuri (Fe) është i kelatuar me EDTA ose DTPA. Janë të lire nga elementet e pa tretshëm apo fitotoksik. Janë pa ure (përveç Kristalon special). Kanë nivel të ultë të natriumit dhe klorit. Linja kristalore kanë EC të ulët.

Linja kristalore KristalonTM­­ është e formuluar nga material të zgjedhura të lëndeve të para. Kjo rezulton që gjitha formulimet të kenë përmbajtje të makroelemente të balancuara, të jenë plotësishtë të tretshme në ujë, të kenë mikroelemente (B, Cu, Fe, Mn, Mo, Zn) të balancuara. Posedojnë Cu, Mn dhe Zn në form EDTA ndersa hekurin në formë EDTA ose DTPA. Si dhe të pastër nga mbetje të rrezikshme fitotoksike për bimën.

Linja kristalore KristalonTM­­ është e formuluar pa ure, përveç KristalonTM­­ Special. Linja KristalonTM­­ përmban vlerë të ulët të EC.

New Picture
Kristalon është zgjidhje për gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit të bimëve

Përgaditja e tretësirës me linjën KristalonTM­­ është e lehtë, e shpejtë dhe e sigurtë. Thjeshtë zgjedhni formulen e duhur sipas fazes së zhvillimit të bimës, dozoni sasinë e duhur të plehut të zgjedhur dhe tretëni në tretësin (plehun) në tretësirë. Linja KristalonTM­­ përmban formula special për të gjitha kulturat dhe aplikimet.

SHARE
Previous articlePleh foliar Calcibor®
Next articleKALEX®

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here