Plehrimi i arrës dhe lajthisë

0
8,228 views
Arra është një nga drufrutorët më të herëshëm në Siujdhesën e Ballkanit. Nuk mund të thuash me saktësi se kur njerëzit në këto treva kanë filluar të shijojnë frutat e saj, por gjurmët të çojnë të paktën mbi 4 mijë vjet më parë dhe mund të jetë nga dru frutorët e parë të domestikuara e të kultivuar.
Për herë të parë në shqip fjala arrë është shkruajtur nga Freng Bardhi më 1635 në fjalorin e tij latinisht – shqip si “harate”, formë dialektore për arrën. Është e sigurtë se shumë breza shqitarësh kryesisht arrët i kanë mbjellë rrotull arave në të cilat kultivonin drithra, perime e kultura të tjera bujqësore. E parë në këtë kënd vështrim fjala “arrë” dhe “arë” duken si homonime.
Arra bën pjesë në gjininë Junglans L. e cila përmbledh 7-45 specie (varet kjo nga studimet taksonomike të autorëve), të cilat gjënden të shpërndara kudo në hemisferën Jugore e Veriore. Një specie e përhapur është dhe J. nigra L. e cila është vendase në Kontinentin Amerikan. Sot në botë janë të përhapura edhe shumë arrë hibride të krijuara nga seleksionerët me veti të dëshiruara si për prodhim, për drurin për përpunim zdruktari, apo në përputhje me kushtet klimateriko-tokësorë të zonave ku mbillet.
Rreth kësaj mendoj se llojet arrëve vendase në Shqipëri që kanë ardhur nga përmiresimi gjenetik i shumë brezave shqiptarësh janë me veti të mira e unike ndaj duhet të kushtohet vëmendje për evidentimin dhe përhapjen gjerësisht në mbjelljet e reja. Kultura e arrës është një nga kulturat më jetë gjata.
Në literaturën thuhet se arra jeton 300-400 vjet, ka autorë që e çojnë deri në 800 vjet. Arra fillon të frutifikojë(shënojë) që në moshën 7-10 vjeçare, në frutifikim hyn në moshën 25-30 vjeçare dhe në prodhim të plotë në moshën 40-60 vjeçare. Shkon në të gjitha tipet e tokave me përjashtim të atyre argjilore të rënda dhe tokave moçalore, ujrat nëntokësore duhet të jeni deri në 6m. Një pemë e rritur duron temperaturat deri në -25 Co. Temperaturat mbi 38 Co e dëmtojnë, gjithashtu dhe ngricat e vonëta.
Vendi i kultivimit të arrës dhe lajthis duhet ushqyer në atë mënyrë që të arrihet rritja e kualitetit të frutave, e cila varet nga të plehruarit optimal.
Për plehrimi bazë me plehra granular aplikoni në dy faza: në pranverë dhe vjeshtë me plehrat e brendit YaraMila™. Sasia e plehrimit duhet të bëhet nga 300-500 kg/ha pasi që plehrat Yara janë shumë efektive dhe tërësisht të absorbushëm.
Azoti i tepërt ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë, është e rëndësishme që të ketë një rritje optimale intensive dhe zhvillimin e frutave. Fosfori është i rëndësishem për rendimentin dhe cilësinë, sasia e kërkuar që të jetë në dispozicion të P2O5 është 60 kg/ha.
Fosfori është element shumë i rëndësishem dhe në mënyrë uniforme duhet të jenë në dispozicion gjatë sezonit në rritjes (vegjetacionit).
Kaliumi është i rëndësishem për cilësinë, kërkon të paktën 100 kg/ha K2O, varet nga përmbajtja e K2O në frutat e arrës.
Për plehrim bazë me plehra granular këshillohet përdorimi i plehrave me përmbajtje të kaliumit në form sulfatit, siç janë plehrat YaraMila™ Complex.
Rëndësi të veçant duhet kushtuar kalciumit (Ca). Zgjidhje superior janë plehrat YaraLiva™ Nitrabor (pleh granular) ose YaraLiva™ Calcinit (plehra kristalor, përmes sistemit pikë pik) apo Speedfol Calmag Plus përmes aplikimit foliar.
Nga mikroelementet me rëndësi të veçant janë këto elemente: bori (B), mangani (Mn), hekuri (Fe), zinku (Zn), bakri (Cu), molibdeni (Mo).
Produktet e rekomanduar:
  • Plehrim në pranverë: YaraMila™ Complex 12-11-18 në sasi prej 300-500 kg/ha.
  • Fillimi i vegjetacionit dhe gjatë lulëzimit: YaraLiva™ Nitrabor në sasi prej 150-300 kg/ha.
  • Periudha e diferencimit të frutave: YaraLiva™ Nitrabor në sasi prej 150-300 kg/ha.
  • Plehrimi në vjeshtë: YaraMila™ 77-20-28 në sasi prej 150-250 kg/ha
  • Gjatë gjithe ciklit të zhvillimit trajtohet edhe me ushqime foliare të linjave: Speedfol, dhe Milagros si dhe me plehra kristalore të linjes Novalon dhe Nutriflex.
Për informacione më të hollësishme kontaktoni Agrimatco Kosovo në numrin e telefonit 044-694-777
SHARE
Previous articleYaraMila Complex
Next articleSpeedfol

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here