Pse krimbat e tokës (skrajat) e duan plehun YaraMila Complex

0
3,634 views
Fermerët të cilët përdorin plehun YaraMila Complex (pleh me bazë sulfat kaliumi) raportojnë se ka një rritje në popullsinë krimbave të dobishëm (skrajave) në tokat e tyre. E pra, ka një arsye të fortë shkencore pas kësaj. Përdorimi i tepruar i plehrave me indeks të lartë të kripës, ka ndikuar në rënien e krimbave të dobishëm (skrajave) në tokë. Kripëzimi (shkalla e kripshmërisë) i tokave është një faktor i rëndësishëm që tregon mbijetesën e krimbave të dobishëm për shkak se krimbat e tokës janë shumë të ndjeshme ndaj stresit të kripës. Kripshmëria e tokës mund të zvogëlojë rritjen e tyre edhe në përqendrime të ulëta si dhe mortalitetin e tyre do të ndodhë në përqendrime të larta të kripës. Ato nuk janë në gjendje të tolerojë forcë të lartë jonizuese, pasi përqendrimet e larta të kripës rezultojnë me shkatërrimin e lëkurës së tyre, gjë e cila rezulton me mos kontrollin e rregullatorit osmotik.
Përveç kësaj, qelizat neurosekretuese në krimbat e tokës luajnë një rol të rëndësishëm në bilancin e ujit, si dhe rregullimin jonizuese dhe osmotike. Stresi kripës dhe tharja ndërhyjnë në mënyrë të konsiderueshme në funksionet e këtyre qelizave neurosekretuese. Për këtë arsye, kripëra si klorur natriumi janë jashtëzakonisht toksike për shumicën e specieve të krimbave të dobishëm. Sipas ekspertëve klorur natriumi mund të shkaktojë vdekshmërinë në një koncentrim prej 0.5 %, ndërsa kripëra të tjera si klorur kaliumi janë toksike në një koncentrim prej më shumë se 1 %.
Pra si mund të fitoj ekosistemi prej krimbave të tokës (skrajave)?
Krimbat e tokës (skrajat) njihen ndryshe edhe si “inxhinierët e ekosistemit” sepse në mënyrë të konsiderueshme ndryshojnë vetitë fizike, kimike dhe biologjike të profilit të tokës. Këto ndryshime mund të ndikojnë në habitatin dhe aktivitetet e organizmave të tjerë brenda ekosistemit të tokës.
Krimbat e tokës (skrajat) ndikojnë në pasurimin e ekosistemit të tokës në disa mënyra:
  1. Riciklimin material organik: krimbat e tokës, së bashku me bakteret dhe kërpudhat, ndikojn në zbërthimin e materialit organik. Shumica e njerëzve dinë se krimbat e tokës (skrajat) ndikojnë në ajrosjen e tokës dhe në kompostim, por krimbat e tokës në të njëjtën mënyrë veprojnë në zbërthimin e jashtëqitjeve shtazore, mbeturinave bimore, si dhe përpunimin e 2-20 ton lëndës organike për hektar në vit, dhe riciklimin e mbeturinave bimore në pemishte dhe në fusha të tjera pyjore.
  2. Rritja e disponueshmërisë së lëndëve ushqyese: kjo ndodh në dy mënyra: duke inkorporuar materialet organike në tokë, duke zhbllokuar lëndët ushqyes të mbajtura në kuadër të organizmave të vdekur dhe materiet bimore. Përbërësit e si fosforit dhe azotit vihen në dispozicion të bimëve pas zbërthimit nga krimbat e tokës. Shkencëtarët kanë vrenjtur disponueshmërisë e azotit deri në pesë here më shumë krahasuar me toka tjera pa përmbajtje të këtyre organizmave. Krimbat e tokës gjithashtu marrin lëndë ushqyese nëpjesë të ndryshme në profilin e tokës duke i sjellë ato më afër me sistemin rrënjor.
  3. Përmirësimi i strukturës së tokës: krimbat e tokës (skrajat) bëjnë rregullimin e strukturës së tokës. Ato hapin vrima të vogla të njohura si pore brenda tokës. Në tokat me prezencë të krimbave të tokës vije deri te depërtimi 10 herë më shumë i ujit sesa sasia e zakonshme. Në këtë mënyrë vije deri te depërtimi i ujit dhe lëndëve ushqyese të tretshme deri në sistemin rrënjor të bimës. Vrimat në tokë gjithashtu përmirësojnë ajrosjen e tokës (e rendësishme për bimët si dhe për organizmat tjerë që jetojnë në tokë) dhe ndikojnë në depërtimin më të mire të sistemit rrënjor.
Prandaj fermerët duhet pasur kujdes në zgjedhjen e plehrave të duhura dhe cilësore për plehrimin e kulturave të tyre pasi në këtë mënyrë ata përveç që ndikojnë në marrjen e elementeve ushqyese nga plehu në formën më të absorbushme ato gjithashtu ndikojnë në stimulimin e zhvillimit të organizmave të dobishëm. Prandaj plehu YaraMila Complex është zgjedhja e duhur për spektër të gjerë të kulturave bujqësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here